21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Shtyhet sërish seanca për dosjen ‘Partizani’, Avokati i Berishës: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares (Nuk ka vendim përpara zgjedhjeve)

Në GJKKO u mbajt seanca paraprake për dosjen Partizani, ku pritej të jepej vendimi nëse çështja do kalonte në gjyq apo do rikthehej në SPAK për hetime të mëtejshme. Por dhënia e vendimit u shty për në datën 5 maj. Shkak për këtë sipas avokatit të Sali Berishës është bërë kërkesa për përjashtimin e gjyqtares së GJKKO, Flojera Davidhi. Por cilindo vendim të marrë GJKKO më 5 maj, referuar afateve të Kodit të Procedurës Penale, seanca e shpalljes së vendimit për Berishën do jetë pas datës 11 maj, duke llogaritur një apelim të mundshëm.

Në në dalje për mediat avokati Genc Gjokutaj tha se në unanimitet pala mbrojtëse ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Florela Davidhi për njëanshmëri të saj. Kërkesa u depozitua në formë të shkruar. Seanca paraprake u ndërpre që të shqyrtohet kjo kërkesë dhe seanca e radhës u caktua në datën 5 maj. 

Për mediat avokati Gjokutaj shpjegoi procedurën që do te ndiqet pas kërkesës unanime të avokatëve. “Të gjithë subjektet e kësaj çështje morëm vendimin për të kërkuar përjashtimin e Gjyqtares Florela Davidhi nga kjo çështje për njëanshmëri të theksuar në vendim marrjen e saj. Sigurisht ato janë kërkime të qartë të bazuara në ligj dhe një kaos gjyqësor i cili pa shpjeguar shkaqet  e ligjshmërisë apo paligjshmërisë së kërkimeve tona, mori një vendim të padrejtë. Sot ne e depozituam në formë të shkruar, kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Florela Davidhi dhe sipas procedurës seanca u ndërpre sepse gjyqtarja as mund të marrë e as mund të japë vendim pa u shprehur një gjyqtar i gatshëm apo një gjyqtare tjetër i kësaj gjykate ne lidhje me përjashtimin e saj” tha avokati Gjokutaj.

Gjatë seancës, gjyqtarja Davidhi nuk ka pranuar një kërkesë procedurale të avokatëve mbrojtës, pasi sot ishte dita e shpalljes së vendimit. Ky qëndrim ka bërë që pala mbrojtëse të kërkoi përjashtimin. Duke qenë se jemi në një fazë që pritet vetëm vendimi për kalimin ose jo për gjykim, i Berishës, dhëndrit Malltezi dhe tre të pandehurve të tjerë, tashmë që ka një kërkesë për përjashtim, gjyqtarja Davidhi nuk mund të japë vendimin. Një tjetër gjyqtare do të caktohet për të shqyrtuar kërkesën e avokatëve për përjashtimin e Davidhit dhe më pas i hapet rrugë vendimmarrjes për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së aferës Partizani.

Seanca paraprake nisi që në tetor 2024, por është shtyrë vazhdimisht deri më tani, kryesisht përmes taktikave të ndryshme nga mbrojtja. Nëse më 5 maj vendoset kalimi e çështjes për gjykim, kjo do të ishte përballja e parë e Sali Berishës me drejtësinë. Vendimi do të ishte një goditje e fortë për të, dhe do të vinte vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ish-kryeministri ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Dosja është hetuar nga dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat