21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

S’ka liri për Erion Veliajn, GJKKO miraton veprimet hetimore të SPAK dhe vendosi që kryebashkiaku i Tiranës të mbetet në burg

Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar ditën e sotme ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për revokim të masës së sigurisë. Seanca ndaj kryetarit të Bashkisë, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, u mbajt në orën 13:00. Pasi ezaurimit të argumenteve të palës mbrojtëse, GJKKO vendosi që Veliaj të rikthehet në qelinë e paraburgimit në Durrës.

“Vendimi u dha këtë të mërkurë gjatë seancës ku SPAK solli informacion dy mujor, e ku mbrojtja e personave nën hetim kishte kërkuar revokim të masave të sigurisë, përkatësisht “arrest në burg” për Erion Veliajn dhe “arrest shtëpie” për biznesmenin Elman Abule. Vendimi u dha nga gjyqtari Erion Bani” thanë burimet mediatike.

Referuar të njëjta burimeve, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se ka kryer 114 veprime hetimore, duke bindur gjykatën që të mos ndryshojë masën e sigurisë.

Në seancën e datës 16 Prill, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve. Për këtë aryse seanca u shty ditën e sotme (23 prill).

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dyshime të arsyeshme se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu ka dyshime të arsyeshme se ka konsumuar veprën penale që përkon me “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat