27.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Pas paraqitjes në SPAK, Berisha: Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e aferës McGonigal përbën krim ndërkombëtar (LETRA)

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme për të kryer masën e detyrimit të paraqitjes, dhënë nga Apeli i GJKKO.

Berisha u fut në SPAK rreth orës 09:00 dhe qëndroi aty për 10 minuta. Ndërsa jemi në fushatë elektorale, ish-kryeministri u pa teksa doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme me kapelën në kokë që mban numrin 1 dhe nga aty shigjetoi drejtësinë e re dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të luftuar kundërshtarët politikë. Hetimi shterues 4-vjeçar, siç e ka quajturi Skapi, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor, dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej në 54 vite 100 mijë euro, dhe një apartament 40 metra më i madh se ai që kishte në diktaturë. Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare”, tha Berisha. 

Gjithashtu, Berisha tregoi ndër të tjera se i kishte lënë edhe një shënim Altin Dumanit ku i shkruan për mbylljen e çështjes së McGonigal.

“Dumanit të Ramës i lashë një shënim; mbyllja e aferës McGonigal nga Dumani përbën një krim ndërkombëtar de e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk do mund të shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor që sipas gjykatës amerikane kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni por u korruptua duke marrë paratë e Edi Ramës. Për dijeni të shqiptaërve McGonigal çdo ditë i çon mesazhe nga qelia Ramës; paratë mi dhe ti me të cilat më komprometove. Pritet vota e shqiptarëve në 11 maj që Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë”, tha Berisha.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat