21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Kosovë/Parlamenti dështon të zgjedhë për herë të dytë kryeparlamentarin e ri, seanca e radhës të hënën

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në seancën e sotme për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave dhe kuorumit. Raporti u miratua nga 119 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në sallë. Kryesuesi i Komisionit, Artan Abrashi paraqiti para deputetëve raportin për verifikimin e mandateve, bazuar në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, përmban edhe listën e 120 deputetëve të rinj. Pas votimit unanim për raportin e mandatit të deputetëve, deputetët e zgjedhur kanë bërë betimin në Kuvendin e Kosovës. Ata u ngritën të gjithë në këmbë për të lexuar tekstin e betimit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të zgjidhnin Albulena Haxhiun nga LVV-ja në postin e kryeparlamentares. Pas numërimit Haxhiu mori 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Kryesuesi i seancës parlamentare të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën e sotme pas dështimit për herë të dytë të zgjedhjes kryeparlamentares Albulena Haxhiut, të cilën e propozoi partia e saj VV për këtë pozitë.

“Seanca ndërpritet për 48 orë, vazhdon të hënën në orën 15:00”, tha Dehari.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat