21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Tirana i jep lamtumirën superiores, ndryshon çdo gjë në “Final Four”, ja si është situata para javës së fundit (Renditja)

U luajt sot java e parafundit e Kategorisë Superiore me ndeshje të cilat prodhuan në total vetëm 5 gola. Spikasin fitoret e arta të Bylisit, Teutës dhe Laçit, ndërkohë që dueli mes Elbasanit dhe Vllaznisë dhe Egnatia-Skënderbeu u mbyllën pa fitues.  

Tirana me shumë mundësi doluaj vitin tjetër në Kategorinë e Parë, totalisht për fajin e saj. Asnjë ekip i superiuores nuk i ka vjedhur asgjë, qoftë edhe me aleanca. Ndërtimi i ekipit me trajner të dështuar, lojtar mediokër solli këtë situatë. Renditja e Kategorisë Superiore ka pësuar ndryshime të rëndësishme para javës së fundit të saj, falë rezultateve të ndeshjeve të javës së 35-të.

Ajo që bie në sy në pjesën e sipërme të klasifikimit është ndryshimi i vendeve mes Vllaznisë dhe Dinamos, si dhe i Elbasanit me Partizanin, pasi tani janë verdheblutë që ngjiten të katërtit në zonën e katërshes që lufton për titullin.

Ndërsa në fund, Laçi ka mbajtur gjallë shpresat dhe do të luajë çdo shans që ka në javën e fundit, ashtu si Tirana, në një garë për të qëndruar në Superiore që tashmë ka vetëm 4 protagonistë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat