21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha flet nga Kruja për rënien e euros: “Do të ngremë bordin që do t’u kompensojë eksportuesve zhvlerësimin e monedhës

Kreu opozitës, Sali Berisha, nga takimi me bizneset në Krujë, tha se rënia e euros me 35% për eksportuesin është katastrofë.

Berisha tha se pas datës 12 maj do të krijojë një bord që do t’u kompensojë eksportuesve qindarkë për qindarkë zhvlerësimin e euros.

“Vetëm rënia e euros me 35%, për eksportuesin është katastrofë. Çfarë kemi ndërmend ne? Ne pas datës 12 maj do të krijojmë një bord që do t’u kompensojë eksportuesve, qindarkë për qindarkë zhvlerësimin e euros. Se euron e zhvlerësoi qeveria që toleroi bandat e trafikantët që të fusnin paratë e tyre me kontejner dhe mënyra të tjera, e pastaj qindra e mijëra vende pune, qindra ndërmarrje eksporti falimentuan sepse ra euro 35%. Edi Rama tregoi përçmim për industrinë tuaj. Fasoni tha është industri e botës së tretë. Jo për ne është krenari kombëtare. Ne e kemi prodhimin krenari kombëtare dhe në programin tonë në qoftë se e keni dëgjuar ju, prodhimi është krenaria jonë kombëtare” tha Berisha.

Ndërsa i kërkoi votën krutanëve, Berisha premtoi se “do të bëjmë gjithçka që të prodhojmë kudo, të tërheqim industritë më të mëdha për të prodhuar, sepse prodhimi është punësim, prodhimi është rroga e mirëqenie. Ndaj ju përshëndes shumë. Me 11 maj e kemi ditën në të cilën votojmë para së gjithash për veten tonë, për familjen. Do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist. Nuk do të ketë pension nën 200 euro në Shqipëri. Do t’u kthejmë paratë shqiptarëve. Taksat që marrim do t’ua kthejmë një pjesë të mirë qytetarëve. Ju ftoj të bisedojmë me çdo anëtar të familjes, që mund të jetë dhe i lëkundur dhe çdo njeri që njohim të rrethit tonë, kësaj here të bashkohemi. Nuk është çështja për pushtetin e këtij apo atij, çështja është për veten tonë, për biznesin”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat