18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Tronditet nga breshëria e armëve Tirana/ Atentat mafioz ndaj katër të rinjve, mes tyre dy të mitur! Mister shënjestra dhe motivet (Detaje)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme kryeqytetin ku katër persona mbetën të plagosur në një atentat. Mësohet se të plagosur kanë mbetur Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç dhe Dior Demiraj, 11 vjeç (dy të miturit janë nipi dhe djali i Vesel Demirajt, pronari i kompanisë “Pelikani Security”). Po ashtu i plagosur ka mbetur dhe 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili është shoferi i familjes Demiraj. I plagosuri i katërt është Kian Mullahi, 19 vjeç, djali i Elona Mullahit, anëtare e bordit të korporatave në “Raiffeisen Bank”.

Të rinjtë po udhëtonin për në shtëpi me një automjet tip “G-Class” rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të enjtes, pasi gjatë pasdites kishin shkuar në Pjezë të Shijakut për të festuar te pista ku bëhen gara argëtuese te “Arena Karting Albania” sepse 11-vjeçari Dior Demiraj kishte ditëlindjen.

Gjatë kthimit për në shtëpi, ata janë futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur kanë kaluar rrethrrotullimin e Shkozës për të vijuar në autostradë, në këto momente një automjet tjetër tip fuoristradë i ka zënë në pritë dhe i është afruar në lëvizje dhe ka nisur të qëllojnë me me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre deri te “AgroPark”.

Shoferi i “G Class-it” Arenc Stafa është munduar t’i shmanget të shtënave aq sa ka mundur dhe ka arritur të çojë makinën deri në Lundër. Gjatë tentativës për t’u larguar automjeti është përplasur në vendin ku u gjet makinë mbrëmë.

Të rinjtë janë gjetur të plagosur brenda mjetit nga persona të tjerë që më pas i kanë dërguar në spital. Familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes.

Në gjendje më të rëndë shëndetësore kanë qenë dy të miturit, të cilët janë dërguar fillimisht tek spitali i Traumës. Më pas, me kërkesë të familjarëve 17-vjeçari është dërguar në një spital privat, pasi parametrat jetësor janë stabël, por vijon të jetë në gjendje serioze për jetën.

Autorët e atentatit dyshohet se lëviznin me një automjet tip fuoristradë, ky dyshohet se brenda kanë qenë tre persona, të cilët pas atentatit janë larguar në drejtim të paditur. Dy prej tyre dyshohet se kanë qenë në rolin e qitësit, ndërsa një tjetër drejtuesi i automjetit. Dyshohet se se ata kanë qëlluar me rreth 30 plumba nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Deri më tani Policia e Tiranës nuk raporton që mund të jetë djegur mjeti i autorëve, siç ndodh me skemat tipike të atentateve. Disa persona janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, kryesisht dëshmitarë të vendit të ngjarjes, ndërsa në pyetje pritet të merren edhe familjarët e të plagosurve.

Ditëlindja që u kthye në tragjedi!

Pasditen e djeshme katër të rinjtë ka shkuar në Pjezë të Shijakut për të festuar te pista ku bëhen gara argëtuese te “Arena Karting Albania” sepse 11-vjeçari D.Demiraj kishte ditëlindjen.

Në Pjezë kanë shkuar djali dhe nipi i pronarit të kompanisë private “Pelikani Security” pra D.Demiraj 11 vjeç (që kishte ditëlindjen) dhe M.Demiraj 17 vjeç dhe bashkë me ta edhe shoku i tyre Kian Mullahi, i cili studion në Londër dhe sapo ishte kthyer në vendin tonë një ditë para ngjarjes për Pashkët, pasi prej vitesh studion jashtë. Tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin pasi janë edhe komshinj prej kohësh dhe i kanë banesat në Lundër ngjitur me njëri-tjetrin te Rolling Hills. Tre të rinjtë i ka çuar në Pjezë shoferi i familjes dhe pronarit të “Pelikani Security” me makinën e familjes Demiraj në pronësi të Vesel Demiraj një G-Class me targë AB002MD.

Shoferi Arens Stafa 34-vjeç me këtë makinë i ka dërguar te pista e garave në Pjezë, ku të rinjtë do festonin dhe pasi kanë përfunduar atje janë nisur për t’u kthyer për në Tiranë në Lundër te banesat e tre të rinjvë në Lundër, ku do festonin edhe ditëlindjen e 11-vjeçarit me familjarët. Gjatë kthimit janë futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës rreth orës 21 e 30 për vijuar ecjen në autostradë, në këto momente një automjet tjetër tip fuoristradë i ka zënë në pritë dhe i është afruar në ecje dhe ka nisur të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të tyre deri te Agropark (Tregu Agro Ushqimor) ku ka qenë pika kulminante e të shtënave me armë.

Shoferi i G-Class është munduar t’i shmanget të shtënave aq sa ka mundur dhe ka arritur të çojë makinën deri në Lundër për të shkuar te banesat e tre të rinjve. Gjatë largimit automjeti si pasojë e të shtënave të shumta më armë nuk i mbanin frenat dhe janë përplasur në vendin ku u gjet makinë mbrëmë.

Aty më pas njerëz të rastësishëm që kanë kaluar në atë rrugë kanë ndaluar dhe i janë dhënë ndihmën e parë dhe makinat private me shpejtësi i kanë dërguar të katër në spitalin e Traumës pasi të katër kishin mbetur të plagosur. Familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orës pas ngjarjes. 34-vjeçari shoferi dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa 17-vjeçari në gjendje stabël, kurse 11-vjeçari në gjendje më të rënduar. 17-vjeçari dhe 19-vjeçari pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat