21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Tragjedia e dytë në futbollin shqiptar, pëson atak kardiak dhe ndërron jetë gjatë ndeshjes në SundayLeague 9×9, 28-vjeçari (Emri)

Pas Raphael Dwamenës, ish sulmuesit të Egnatias, që u nda nga jeta gjatë një ndeshje fotbolli,  një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin SundayLeague 9X9 të Shqipërisë, me një 28-vjeçar që është ndarë nga jeta pasi pësoi një kolaps në fushë.

Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

28-vjeçari, Bledar Hajdari pësoi një atak kardiak dhe më pas ndërroi jetë, duke e shënuar ditën e sotme si një tjetër ditë tragjike në futbollin shqiptar.

Ky është rasti i dytë që një ngjarje e tillë ndodh në futbollin shqiptar, pas vdekjes së Raphael Dwamenës më 11 nëntor 2023, i cili ndërroi jetë pasi pësoi kolaps në fushë në ndeshjen Egnatia-Partizani.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat