21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Autopsia e plotë e trupit të Ilaria Sulës, u gëdit brutalisht në kokë, përpara se të qëllohej me thikë

llaria Sula u godit tre herë me thikë në qafë dhe vdiq nga shoku hemorragjik. Sipas rezultateve të autopsisë, të zbuluara nga autoritetet italiane, Ilaria fillimisht është goditur me forcë në kokë ose në pjesën e sipërme të trupit, në një mënyrë që ka shkaktuar humbjen e vetëdijes.

Këto janë rezultatet e autopsisë së kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore të La Sapienza, me urdhër të prokurorisë së Romës për 22-vjeçaren shqiptare, e cila u vra në mënyrë makabre nga ish i dashuri i saj filipinez, Mark Antony Samson.

Mjekët ligjorë deklaruan se ajo mund të jetë qëlluar dhe hedhur në tokë nga agresori përpara se ai të vazhdonte me aktin fatal – therjen me thikë, që i mori jetën.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Afrikane” të Romës, një zonë e banuar nga studentë dhe të rinj emigrantë. Mark Samson, 27 vjeç, kishte pasur një lidhje të trazuar me Ilarian, e cila sipas familjarëve dhe miqve, kishte tentuar të shkëputej nga ai për shkak të sjelljeve agresive dhe kontrolluese. Disa prej shoqeve të saj kanë rrëfyer për mediat italiane se Ilaria kishte frikë për jetën e saj dhe kishte nisur të shmangte kontaktin me ish-in.

Në ditën fatale, Mark Samson e kishte ndjekur Ilarian deri te banesa e saj. Sipas hetimeve, ai ishte futur me forcë në ambientet ku ajo qëndronte. Pas një përleshjeje të shkurtër, në të cilën Ilaria kishte tentuar të mbrohej, ajo u godit brutalisht, çka e bëri të pafuqishme për t’u mbrojtur më tej. Pas kësaj, autori e ka qëlluar disa herë me thikë, në mënyrë fatale.

Policia ka arrestuar Samsonin menjëherë pas krimit, ndërsa ai ka pranuar autorësinë në mënyrë të pjesshme, duke pretenduar se “nuk e kishte planifikuar vrasjen” dhe se “ishte momenti që e shtyu”. Por faktet e mbledhura nga hetuesit flasin ndryshe – autori kishte me vete mjetin e krimit dhe kishte lëvizur në mënyrë të dyshimtë për ditë me radhë.

Ngjarja ka shkaktuar një valë zemërimi dhe trishtimi në komunitetin shqiptar në Itali, por edhe në vendin tonë. Institucionet për të drejtat e grave kanë dënuar ashpër aktin, ndërsa autoritetet po kërkojnë dënimin maksimal për autorin. Familja e Ilaria Sulës ka mbërritur në Itali për të marrë trupin e vajzës, ndërsa pritet që ceremonia e varrimit të zhvillohet në Shqipëri. Një fund tragjik për një vajzë që u largua për të ndërtuar një të ardhme, por u vra nga xhelozia dhe dhuna, në një histori që trondit zemrat e kujtdo.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat