Një para zgjedhjeve dhe në prag të nisjes së fushatës zgjedhore, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ndarë një material të rëndësishëm për qytetarët dhe votuesit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
KQZ ka publikuar sot një material udhëzues mbi mënyrën e saktë sesi votuesit duhet të plotësojnë fletën e votimit, në mënyrë që ajo të jetë e vlefshme.
Ky udhëzues vjen në vijim të një sërë materialeve informuese, para mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin, në cilat votojnë për herë të parë edhe shqiptarët në diasporë.


