Në Gjykatën Civile të Tiranës u zhvillua seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Tashmë zyrtarisht çifti Meta-Kryemadhi nuk janë më të martuar.
Në këtë seancën e sotme ishte mundësia e fundit e pajtimit mes palëve, ku i pranishëm edhe vetë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili prej tetorit 2024 është në burg për llogari të hetimeve nga SPAK.
Meta është shoqëruar nga qelia e 313 me forcat e Policisë së Burgjeve drejt gjykatës civile për të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm ligjor.
Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur personalisht në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.
Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i Metës, Genc Gjokutaj.