21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Gjykata e Lartë i “hedh çelësat në detë” Redian Rrajës, i lë në fuqi burgimin e përjetshëm

Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e Redjan Rrajës, nipi i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, i cili kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, që në Korrik të vitit 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm. Rrahja të vetmen mundësi për ankimim ndaj këtij vendimi, ka Gjykatën Kushtetuese.

Rrahja u provua nga procesi gjyqësor si një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.

Ngjarja kriminale ka ndhur më 1 nëntor të vitit 2019, tek mbikalimi i Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë. Në lidhje me këtë atentat, GJKKO ka dënuar me 35 vite burg edhe Arjol Halilajn, i cili sipas SPAK ka pasur rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes.

Rezultoi e provuar se Redjan Rrajën e implikoi ADN-ja e gjetur në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë. Për prokurorinë, zbërthimi i dy telefonave dhe transkriptimi i komunikimeve me platformën “Sky Ecc”, janë të tjera provat që implikojnë të akuzuari në atentatin e ndodhur tek Ura e Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës. Nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar terma si “bidon”, “Benzin”, “autostradë”.

Nga hetimi gjyqësor ka rezultuar se organizatorët e këtij atentati ishin Plaurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja, një tjetër nip i deputetit socialist.

Veprat penale për të cilat është shpallur fajtor Redjan Rraja:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminalparashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminalparashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminalparashikuar nga nenet 278 paragrafi i tretë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminalparashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.

1.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminalparashikuar nga nenet 79, shkronja “dh”, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

1.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat