Franci Canaj, 30 vjeç, me preçdent të më parshëm penal, është shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria e Tiranës pasi plagosi me armë zjarri 29 vjeçrin Gerald Hoxha.
Sipas mjekëve 29-vjeçari Gerald Hoxha rezulton të jetë plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e Dibrës, në afërsi të spitalit “Nënë Tereza”.
Burime për voicenews.al, pohuan se dyshohet që autori të jetë larguar me mjet tip BMW me ngjyrë jeshile, ndërsa ende nuk është lokalizuar dhe arrestuar nga blutë e policisë së Tiranës.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se sherri mes tyre ka qenë për motive të dobëta, ndërkohë po punohet për arrestimin e ti dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Franci Canaj, rezulton i dënuar në Itali për trafik droge pasi në vitin 2016 është arrestuar nga drejtësia e këtij shteti së bashku me 3 personat e tjerë si Kostian Mitsi, Jetmir Perndoj dhe të vëllain, Lorenc Canaj.
“Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri. Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia.