Në komunikimin me ndjekësit në Facebook, kreu i qeverisë Edi Rama tha se këneta do ta ketë të vështirë të bindë shumicën se nuk është kënetë, dhe se asnjë prej tyre nuk mund t’i bëjë gjërat më mirë se ai dhe PS. Duke u ndalur tek numri i mandateve që PS parashikon të marrë në këto zgjedhje, Rama theksoi se qytetarët nuk duhet të votojnë kurrsesi për Sali Berishën.
“Mos votoni kurrë për mua e PS, por si mund të shkoni pas një të urituri që i fiket llampa tre herë në dit tanimë se edhe mosha bën të veten. Që i ka sjellë këtij vendi halle, rrëmuja e turbullira. Se kuptoj se çfarë kërkoni? Doni më mirë e më shumë është normal. Rrini në shtëpi por të dalësh e të hedhësh votën në kënetë uaa. Do të fitosh 77 deputetë? Nuk e dimë, mund të jenë edhe më shumë. Do ta shkruaj atje te lokali në Kuç ku herën e kaluar kam lënë rezultatin. Do të shkoj prapë dhe do të shkruaj rezultatin më 11 Maj. I keni parë çdo natë celulat e PS. Ne punojmë ditë natë, jemi me njerëzit, komunikojmë. Nuk është këtu populli, sa veta po na ndjekin live” tha Rama.
Ndërsa shtoi se duhet të presin edhe 30 ditë për të parë rezultatin e zgjedhjeve, Rama theksoi se më 11 maj do të dalin të trishtuar.
“Mos e cysni nocin se sa më shumë e cysni aq më shumë do t’iu dhëmbë më 11 maj. Mos e cysni se do të dilni shumë të trishtuar nga 11 maji. Ju keni të drejtën të mendoni ashtu siç mendoni, keni të drejtën të ëndërroni se më 11 maj do keni popullin me vete. Ju me popullin dhe shumicën e popullit shqiptar nuk keni përputhje me mënyrën si i shihni gjërat. Populli shqiptar nuk kthehet më mbrapa. Prisni, duroni 30 ditë dhe pastaj do ta shihni se kujt do t’i trokasë noci te dera. Kujt do ti shfaqet”, tha Rama.