21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Vota e diasporës kompanisë postare do i jepen 9.2 mln euro, zbulohet numri i saktë i votuesve që jetojnë jashtë vendit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se pas verifikimeve teknike, numri përfundimtar i votuesve nga jashtë është 245 935. Ndërkohë sa i takon vlerës totale të kontraktimit me operatorin shpërndarës (postës) është llogaritur tek 9.2 milion Euro.

Kreu i KQZ-së tha se ka nisur printimi i fletëve të votimit e cila do të bëhet nga një kompani sllovene si për votat e diasporës po ashtu edhe për votimet brenda vendit. Sa i takon fletëve të votimit Celibashi bën të ditur se pritet të jenë gati mes datave 7 dhe 8 Prill.

Kreu i KQZ u shpreh se “sa i përket votimit nga jashtë ashmë e kemi të zgjedhur edhe operatorin e shërbimit postar. Do të jetë kompania DHL Internacional Albania shpk, që do ta kryejë shërbimin e dërgimit të fletëve të votimit tek votuesit dhe kthimit mbrapsht në KQZ. Koston e paguan shteti shqiptar nga buxheti i shtetit. Vlera totale e kontraktimit me këtë operator është 9.2 milion Euro, pra nga 12.5 milionë Euro që ishte fondi i vënë në dispozicion KQZ për koston e këtij shërbimi ne do të paguajmë 9.2 milionë Euro me  një çmim mesatar për dërgesë vajtje ardhje 37.52 Euro”.

“Sot besoj formalizojmë edhe në një kontratë këtë marrëdhënie mes KQZ dhe këtij operatori. Ka filluar procesi i printimit të fletëve të votimit për votimin jashtë vendit dhe besojmë se nga komunikimi që është duke prodhuar këto fletë votimit, kompaninë sllovene po prodhohen në Slloveni fletët e votimit si për votimin brenda vendit po ashtu edhe jashtë, por kemi nisur me printimin e fletëve të votimit për jashtë vendit. Besoj që midis datave 7 dhe 8 do të kemi fletat e votimit për jashtë dhe midis datës 8, 9 dhe 10 do të fillojmë përgatitjen për zarfet dhe çdo dokumentacioni tjetër i cili do tu dërgohet votuesve jashtë vendit, duke shpresuar që gjithë ky proces të bëhet brenda datës 15 Prill. Është kohë e mjaftueshme sipas parashikimeve kontraktuale që kemi me operatorin e shërbimit postar për të dërguar zarfat, për tu dhënë kohë 3, 4 apo më shuam ditë zgjedhësve nga jashtë për të vendosur dhe koha për tu kthyer mbrapsht në KQZ”, deklaroi Celibashi.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat