18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Aksident fatal në autostradën Milot-Morinë, “Benz”-i del nga rruga, humb jetën shoferi dhe pasagjeri

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:35, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga 50-vjeçarin Afrim Kolgjini, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit fatal ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, 35-vjeçari Festim Gjeta, të dy nga fshati Lusën, njësia administrative Ujmisht Kukës.

Policia njoftoi se automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në  Tiranë, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi nga Tirana, si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.

Policia e Kukësit njofton se: “Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka  humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit” thuhet në njoftimin e policisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat