18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Kërcënimet virtuale në shkëmbim të parave, në pranga i riu që kërkonte 1000 euro, për të fshirë fotot në TikTok, procedohet bashkëpunëtoria

Policia ka zhvilluar dy aksione për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore disa kërcënues virtual. Sipas njoftimit zyrtar në pranga e policisë ra 27-vjeçari, Fadil Tafa, pasi në bashkëpunim me një vajzë 25 vjeçare kërcënuan një shtetas që t’u jepte 1000 euro për të fshirë foto dhe shkrime nga platforma TikTok.

“Kanosën një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër. Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social TikTok” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u ndalua edhe Leonard Haxhiu, 21-vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një person.

“Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas” njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat