Rayyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze e cila u vra nga babai i saj (sipas provave ende të pakonfirmuara shkencërisht) në një shtëpi të marrë me qira, në Tiranë mund të varroset në Shqipëri, pasi asnjë nga të afërmit e saj nuk kanë paraqitur kërkesë para autoriteteve për të tërhequr trupin e pajetë të të resë, për ta përcjellë për në banesën e fundit.
Si precedent mund të përdoret rasti i Arben Lleshit i cili u varros nga njësia vendore e zonës ku kishte vendbanimin. Prokuroria nxorri autorizimin përkatës dhe Lleshi u varros nga autoritetet vendore të Matit, për shkak se familjarët nuk patën interes.
Institucionet shqiptare kanë informuar përmes autoriteteve homologe të afërmit e vajzës, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për ta tërhequr trupin e pajetë.
Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, Prokuroria e Tiranës duke marrë si precedent rastin Lleshi do procedojë me varrosjen e saj në kryeqitetit. Në këtë rast, meqë viktima nuk ka vendbanimin në asnjë nga Njësitë Vendore, procedura e varrosjes do zhvillohet në juridiksionin ku ka ndodhur vdekja.
Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet.
Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.
Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar. Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.
Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte vrarë gruan, po hetimet zbuluan se Rayyan Alwan ishte vrarë nga babai i saj. Fadi Alwan është për momentin një nga emrat e shumëkërkuar për vrasje, ndërsa policia është duke vijuar