18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Përdhunohet 15-vjeçarja në Tiranë, arrestohet autori 21 vjeç! procedohet edhe babai i vajzës (Ja për çfarë akuzohet)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, teksa një e mitur 15-vjeçar është përdhunuar nga një 20-vjeçar. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin e aktit të rëndë.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babai i vajzës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike. Nuk dihet nëse babai i vajzës ka ushtruar dhunë për të treguar ngjarjen, apo pse vajza ka rënë viktimë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç (babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat