27.5 C
Tirana
Wednesday, July 9, 2025

I ndikuar nga sondazhet? Rama e fokuson fushën vetëm tek integrimi i vendit në Bashkimin Europian

Në takimin prezantues me kandidatët për deputetë të PS në qarkun e Durrësit, Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, duke lidhur rezultatin me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kreu i qeverisë theksoi se për Shqipërinë, ky është një moment kyç, pasi mundësia e anëtarësimit mund të shuhet po të ketë lëkundje në vullnetin politik të popullit shqiptar.

Ai u shpreh se, edhe pse qasja e BE për zgjerimin është përmirësuar, asgjë nuk është e sigurt dhe derën e mundshme për anëtarësim mund ta shohim të mbyllet sërish duke marrë në konsideratë faktorë të jashtëm.

“Siç ka ndryshuar pozitivisht qasja e BE për zgjerimin mund të ndryshojë edhe negativisht. Ata mund të fillojnë sërish atë historinë “business as usual”. Në këtë moment dera është e hapur dhe ne duhet të shpejtojmë për t’u futur para se të mbyllet prapë. Ne nuk e dimë si do jetë impakti i mbylljes së luftës në Ukrainë. Ne jemi forca e vetme sot që mund ta çojë përpara këtë proces. Mund të ketë 1000 gjëra që mund të mos i pëlqehen, por kjo parti është në vendin dhe kohën e duhur dhe nuk lëviz dot. Ka rëndësi a shprehet vullneti i popullit në mënyrë të fuqishme apo krijohet një lëkundje. Një lëkundje na prish gjithë procesin e negociatave. Shpresa ime është që në 12 dhe 13 maj do të bëjmë numërimin e votave dhe ata që merren me negociatat me BE nuk do të kenë asnjë lloj shqetësimi”, tha Rama.

Sipas tij, këto zgjedhje dallojnë nga të mëparshmet për shkak të ndikimit të tyre në të ardhmen e vendit, duke bërë një krahasim me zgjedhjet e vitit 1991, kur Shqipëria vulosi ndarjen nga komunizmi dhe kalimin në një sistem demokratik.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat