19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Veliaj pendohet për “shkarkimin” e Ristanit: Bëra gabim! Por i çon mesazh të koduar Ramës?

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është tërhequr dhe ka vendosur ta rikthejë sërish atë në krye të këtij institucioni, pasi siç shprehet, kishte bërë një ridelegim te Sara Goxhajt, por që ishte i gabuar.

Sa i takon raporteve me kryeministrin Rama, Veliaj “kujdeset” të hedh poshtë çdo pretendim për përplasje me kreun e qeverisë i cili ka marrë në “patronazh” bashkinë e Tiranës.

Veliaj i ka dërguar mesazh të koduar Ramës duke thënë se “me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje”.

“Kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm. E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkruan Veliaj.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat