Një nga modelet më të famshme në Peru Shirley Arica së fundmi, e ftuar në emisionin “Truth or Dare” dha një deklaratë e cila shkaktoi bujë në komunitetin e futbollit të vendit.
Modelja zbuloi se ishte në një festë private me futbollistët peruan Cristian Cueva (ish-lojtar i Rayo Vallecano), Luis Advincula (Boca Juniors) dhe Yoshimar Jotun, i cili luan për Sporting Cristal.

Shirley ka pohuar se në festë ka pasur shkëmbime partnerësh, ndërsa nuk ka përmendur asnjë “skenë” me Advincula, ndonëse më pas e pyetur nëse ka qenë në festë me këta tre lojtarë, ajo është përgjigjur po.
Cili ka qenë reagimi i parë i tre futbollistëve emrat e të cilëve u përmend nga Arica? Ata nuk kanë bërë asnjë deklaratë, por thjesht kanë çaktivizuar komentet në postimet e tyre në Instagram.

