21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Dash Sula kap ‘prime’, futet në diskurin publik të ‘bajlozëve’ të politikës Rama-Berisha

Deputeti Sula, një nga demokratët më të zëshëm në parlament që revoltën dhe protestën e tij për çështje të ndryshme e shprehte në forma kreative, mbeti jashtë listës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, edhe pse ishte fituesi i primareve në Elbasan, duke krijuar kështu një ndarje të fortë me partinë e tij. Por lënie e tij jashtë listave ka ndezur merkaton politike, pë të fituar “zemrën” e tij. Sula është më i komentuari, duke kapur ‘prime’ në diskursin e ‘bajlozëve’ të politikës shqiptare Rama-Berisha.

Që Edi Ramës i pëlqen të luajë me ngjyrat si një kryeministër artist, këtë nuk e ka treguar vetëm me guximin për të përdorur tone të forta në fasada godinash, por edhe me miksimin që i bëri ngjyrave partiake në listën e tij të kandidatëve për deputetë, ku përfshiu edhe 5 ish-opozitarë.

“Partia Socialiste është një shtëpi e hapur, nuk është një shtëpi ku duhet të japësh provim para se të hysh, a e di a s’e di programin. Këtu ne kemi dhe të kuq fare, kemi dhe rozë, kemi dhe pak më bojë qielli, do të jemi të hapur dhe për blunë, siç është nga e kuqja deri te bluja, e gjithë gama nga ngjyra e flamurit tonë te ngjyra e flamurit BE”, tha Rama.

Me dëshirën për t’i dhënë më shumë kombinime telajos së tij politike edhe me pak blu demokratësh, Rama e hapi derën e partisë së tij, edhe për të zhgënjyerin më të fundit nga Sali Berisha. “Kjo është partia jonë, e mbajmë derën mbyllur nëpër territore por sot jemi këtu për t’ju thënë këtu mirësevini përveç salamandrave dhe kukumjaçkave të kënetës nuk kanë vend. Kurse Dash Sula duhet të dezinfektohet. Po duhet të heqë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri, është tmerr. Ndaj edhe kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, nuk është legjendë franceze, ndërto ditën dhe prish natën. Ndërtoi Dash Sula i shkretë gjithë atë parti në Peqin dhe shkuan ia prishën natën partinë. U ngrit në mëngjes, ia kishin marrë partinë. Ia vodhën partinë natën Dash Sulës.  Gjithë ajo parti atje, ka ngelur tani. S’dihet kush do ia hajë ato kokrra gruri, se gjeli detit ngeli gjeli i detit tani pa parti. Unë për veten time gjel deti e kam kompliment, se është në fushë të thatë, se të tjerët janë në llucë. Mund të thuash çfarë të duash për të, por ato që i ka i ka” tha Rama.

Rama ftoi Dash Sulën në PS, reagon Berisha: Ai e ka vendin në PD! Përzgjedhja që bëri për Lapajn…

Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ftesën e nënkuptuar që kryeministri Edi Rama i bëri sot Dashnor Sulës për t’iu bashkuar PS. Ai u shpreh se Dashnor Sula është një eksponent i PD me investime reale të kësaj partie dhe se vendi i tij është në PD.

“Së pari, Dashnor Sula është një eksponent i PD-së me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në PD. Eksplorimi, se njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj, e mori përgjigjen sot nga Rama” tha ai.

Më tej Berisha theksoi se “Rama i thotë atij, sa shkon tek Llapaj, hajde tek unë se është njëlloj, po unë të paktën jam unë padroni. Pra, në këto deklarata shihet se sa e gabuar ka qenë përzgjedhja që bëri Dashi me Llapajn. Sepse ata janë njëlloj. Ata janë paterica të Edi Ramës”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat