19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Fletë votimi “Big” për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ miraton modelin për të 12 Qarqet e vendit

Fleta e votimit do të ketë përmasa 58,3 cm me 29,7 cm dhe në të do të jenë të renditura të 11 subjektet politike si dhe do të shfaqen 186 emrat e kandidatëve sipas qarqeve. Tek fleta e votimit të Tiranës, emrat do të jenë me shkronja më të vogla, për shkak të numrit më të lartë të kandidatëve.

KQZ ka miratuar përbërjen e saj, ndërsa më e ngarkuara është fleta e votimit në qarkun Tiranë e cila do të ketë 539 emra. Në fillim të prillit fleta e votimit do të niset drejt postës së rreth 246 mijë shqiptarëve në diasporë.

Fletët e votimit për 11 majin do të prodhohen nga ‘Cetis’ në Slloveni dhe shpërndarja tek diaspora, që voton për herë të parë, nis 10-ditëshin e parë të prillit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat