Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR vendosi z. Lamberto Zannier si kryesues të misionit në vendin tonë për zgjedhjet parlamentare.
Profili i Lamberto Zannier
Zannier është diplomuar për juridik, gjithashtu ai ka një diplomë nderi në “Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike” nga Universiteti i Triestes, Itali.
Zannier iu bashkua Ministrisë së Jashtme italiane si diplomat karriere në vitin 1978.
Nga qershori 2008 deri në qershor 2011, ai pati postin si Përfaqësues Special i OKB-së për Kosovën dhe Shef i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Nga viti 2006 deri në vitin 2008, ai ishte Koordinator për CFSP dhe ESDP (tani CSDP) në Ministrinë e Punëve të Jashtme Italiane, duke u marrë ndër të tjera me çështjet e politikës së jashtme të BE-së dhe me pjesëmarrjen e Italisë në operacionet e BE-së, civile dhe ushtarake.
Nga viti 2002 deri në vitin 2006, ai ishte drejtor i Qendrës për Parandalimin e Konflikteve të OSBE-së, i fokusuar në çështjet politiko-ushtarake, si dhe menaxhimin e krizave dhe përgjegjës për menaxhimin e operacioneve në terren të OSBE-së.
Ambasadori Lamberto Zannier mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së më 1 korrik 2011. Në korrik 2014, ai nisi mandatin e tij të dytë trevjeçar.
Më parë, ai ka shërbyer në Romë, Abu Dhabi dhe Vjenë, kryesisht i specializuar në çështjet shumëpalëshe dhe të sigurisë. Ai është autor i disa publikimeve mbi çështjet e sigurisë, parandalimit të konflikteve dhe menaxhimit të krizave.