21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Ekstradohet nga Holanda 30-vjeçari në kërkim ndërkombëtar i njohur si ‘ushtari” Laert Haxhiut

Kristi Bixheku, një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Holanda në Shqipëri, pas një operacioni të suksesshëm të realizuar nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet holandeze.

Bixheku, është personi që së bashku me Laert Haxhiun, Erisiano Abedini dhe bashpëuntorin e prokurorisë, Artan Tafani, kanë organizuar dhe vendosur një sasi tritoli në banesën e Bujar Turkut në Lushnjë. Motivi që Laert Haxhiu dha këtë porosi ishte sepse Bujar Turku, kishte një nip që jetonte në Angli dhe Gjermani.

Laert Haxhiu në 2022 i kishte dërguar nipit të Bujarit një dërgesë të parë prej 120 copë me canabis nga Spanja dhe ia kishte shkarkuar në Dulat.

Bixheku, i lindur në Lushnjë, ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Bixheku akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka siguruar lëndën shpërthyese të përdorur në një atentat të dështuar në Lushnjë, më 31 dhjetor 2022.

Ekstradimi i Bixhekut është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Haga/Holandë, duke çuar në realizimin e arrestimit dhe ekstradimit të tij në Shqipëri.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat