30.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Rëndohet bilanci tragjik/Shkon në 59 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, qeveria shpall 7 ditë zi

Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate. Ndërkohë, 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktimat janë të moshës nga 14 deri në 25 vjeç dhe vijnë nga qytetet e Shkupit, Shtipit, Koçanit dhe Probishtipit, njoftoi sot drejtoresha e Spitalit në Koçan, dr. Kristina Serafimovska.

Sipas mediave vendase, koncerti u ndoq nga 1500 njerëz, kryesisht të rinj. Policia ka ndaluar disa persona të lidhur me organizimin e festës, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësisë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur 7 ditë zie.Qeveria përmes një njoftimi thotë se do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.

“Do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa”, thuhet në njoftim.

Godina në të cilën funksiononte diskoteka “Pulse” ishte një ndërtesë e vjetër dhe padyshim krejtësisht e papërshtatshme për një qëllim të tillë.

Ky objekt, që gjendet afër një banese në Koçan, më parë ka qenë depo qilimash. Përkundër kësaj, objekti ka marrë leje nga komuna për të qenë diskotekë.

Disko private funksionon prej disa vitesh në këtë objekt dhe ka ndërruar disa herë pronar. Pronari aktual, tashmë i arrestuar, ka qenë gjithmonë pjesë e strukturës pronësore të diskotekës

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat