Qindra mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit, mbrëmjen e së shtunës. Kërkesë kryesore e protestuesve është përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit humbën jetën 15 persona, nëntorin e kaluar.
Nderkohe Ministria e Brendshme e Serbisë vlerësoi se 107.000 njerëz po marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd. Por burime të pavarura theksuan se numri i protestuesve është të paktën 200 mijë. Protestuesit janë vendosur në qendër të Beogradit, pranë Kuvendit dhe në pesë lokacione të qytetit nga janë nisur të gjithë së bashku marshimin, duke bllokuar rrugët kryesore të vendit.
“Deri më tani nuk ka pasur incidente të mëdha apo shkelje të rendit publik”, thuhet në një njoftim shkurt nga autoritetet e rendit.
Me pankarta në duar, dhe duke brohoritur kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ata kanë vendosur të mos tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Beogradi po cilësohet si një fuçi baruti, në ditën e protestave, por është po aq e rëndësishme reagimi i presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Presidenti i Serbisë Vuçiç prej ditësh ka paralajmëruar rrezikun e dhunës së mundshme në protestave, por deri më tani asnjë incident nuk ka ndodhur.