13.9 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Protesta për mbylljen e TikTokut/ Berisha thirrje të rinjve të bashkohen për të mbrojtur lirinë e fjalës

Kreu i Partisë Demokratike, në konferencën për media të mbajtur me gazetarët ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen nesër në protestën e madhe anticensurë, sa i përket mbylles së TikToku-t.

“Garantoj të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit e shkollave 9-vjeçare, gjimnazistët, studentët dhe të tjerët, se me datën 12, TikTokun do e kenë në telefonat e tyre, në kompjuterat e tyre dhe do ndëshkhet rëndë për veprën antikushtetuese një megakrim i përmasave gjigante, Edi Rama për këtë akt të tij. Ndaj dhe të lëmë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë dhe të lirisë, të protestojmë nesër në ora 7 në sheshin Skënderbej të Tiranës, të mblidhemi nga e gjithë Shqipëria” tha ndër të tjera Berisha.

Kryedemokrati Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën që është parashikuar të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.

‘Do jem pjesë. Nuk jam unë maestro i Tik Tokut, janë të rinjtë’, u shpreh Berisha pas interesimit të gazetarëve nëse do të ishte pjesëmarrës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat