14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Hapet Tuneli i Murrizit, dibranët vijojnë traditën “përgëdhelin” Ramën, e presin me daulle e këngë

Sot u inaugurua hapja e Tunelit të Murrizit, e cila do të shkurtojë në vetëm dy orë rrugën-Tiranë-Dibër dhe anasjelltas.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurim së bashku me ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët u pritën me daulle, këngë e valle nga qytetarët vendas.

Të rinjtë kishin veshur kostume popullore tradicionale të zonës për të festuar hapjen e tunelit dhe në të njëjtën ditë edhe Ditën e Verës.

Me hapjen e tunelit pas 6 vitesh punimesh për qarkullimin e mjeteve, udhëtimi nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas, do të jetë vetëm 2 orë dhe është i ndërtuar me strukturë hekuri dhe jo guri apo gërmimi.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat