Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur Lezhën pas mesnatës. Lënda plasëse ishte një lokal në lagjen ‘Besëlidhja’, në bllokun e banimit pranë lumit Drin.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Berime mediatike konfirmojnë se lokali është në pronësi të shtetasit Ilir Markuvkaj 47-vjeç, i cili në vitin 2017, gjatë një aksioni antidrogë është arrestuar së bashku me shtetasit Besim Gashi e Sami Vatija nga Kosova. Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 25 kilogramë kanabis.
“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po kryen të gjithë veprimet me qëllim zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.