19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Komisionerja Marta Kos takim me krerët e drejtësisë: BE mbështet punën tuaj

Pas takimeve politike, komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Marta Kos, zhvilloi një takim me krerët e institucioneve të drejtësisë.

Në një tryezë ku ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurori Olsian Çela dhe kreu i ILD Artur Metani, zyrtarja e lartë e unionit thotë se u shprehu edhe njëherë mbështetjen e BE-së për këto institucione, veçanërisht SPAK-un.

Pas takimit në një postim në rrjetin social X, komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Evropian theksoi se “Një takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat mundësojnë një Shqipëri dhe një Europë të sigurt dhe të mbrojtur. Përgëzova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetjen e vendosur të BE-së për rolin e tyre dhe metodat e punës, veçanërisht për SPAK-un. Është e rëndësishme të angazhohemi në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe funksional, por edhe më shumë të rrënjosim respektin e shtetit të së drejtës”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat