Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në mengjes në rrugën Shkodër-Koplik, me pasojë humbjen e jetës së drejtuesit të një prej mjeteve të aksidentuara. Automjeti ku udhëtonte viktima është përplasur me një ambulancë në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.
Viktima është Abaz Kuka, 55 vjeç, drejtues i automjetit. Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë duke qenë jashtë rrezikut për jetën.