19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Erion Veliaj kërkon që gjyqi i tij të jetë i hapur për mediat, Apeli i Posaçëm vendos nesër në orën 10:00 për fatin e kryebashkiakut

Pas rreth 4 orësh seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi të shpallë nesër në orën 10:00 vendimin nëse Veliaj do vijojë të qëndrojë në burg apo do përfitojë lirinë. Në nisje të seancës, avokati i Veliajt, Artur Selmani, ka paraqitur qëndrimin e tij mbi ‘provat e reja’ që ka paraqitur SPAK. Të pranishëm në seancë ishin edhe dy prokurorët e Posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani. Në seancën gjyqësore Veliaj tha se do të deklarojë publikisht para mediave përgjimet që ai pretendon se janë bërë ndaj tij gjatë kohës së qëndrimit në paraburgimin e Durrësit.

Burime nga seanca kanë bërë me dije se Veliaj ka thënë se është mbajtur për një muaj në izolim që të gjendet provat e reja, ndërsa sjell në vëmendje edhe deklaratat e Sali Berishës i cili ka kërcënuar hapur SPAK e prokurorët, duke i quajtur organizatë kriminale. “Por çfarë i ndodhi Saliut?”, ka pyetur Veliaj në sallë, duke thënë se sulmet e Berishës nuk u konsideruan prova të reja.

Mbrojta e Veliajt dhe e biznesmenit në burg, Elman Abule kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore. Ndërkohë, avokatët mbrojtës të tre biznesmenëve Shkëlqim Fusha, Gentian Sulës dhe Meriman Palushit, kanë kërkuar heqjen e masës detyrim paraqitjeje. SPAK ka kundërshtuar, duke kërkuar lënien në fuqi të masave.

Një ditë më parë seanca e Veliajt më 11 mars u shty pasi avokatët kërkuan të njihen me provat e reja që dorëzuan Dumani e Dado. Masën e sigurisë nuk e ka ankimuar në Shkallën e Dytë të gjyqësorit, Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi. Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat