13.9 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Çfarë po ndodh brenda Apelit të Posaçëm? Akokati Beta: Veliaj të lirohet, ndërsa ‘avokatët amerikanë’ nuk lejohen në sallën e gjyqit

Seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e ankimimit të masës së sigurisë nga Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia, po zhvillohet prej 6 orësh.

Gjithashtu kanë ankimuar masën e sigurisë dhe biznesmenët Elman Abule, Meriman Palushi, Gentjan Sula dhe Shkëlqim Fusha.

Në detajet e dala nga seanca thuhet se për disa orë ka paraqitur argumentet vetëm avokati Ermir Beta. Aktualisht mësohet se po flet avokati Artur Selmani.

Çfarë po ndodh brenda GJKKO?! Gazetarja jep detaje: Avokati kërkon që Veliaj të dalë nga burgu

Avokati ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Nuk lejohet avokati amerikan

Avokati amerikan, Joshua Roberts u pretendua se është pjesë e stafit mbrojtës të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Joshua Roberts sot ka shkuar në rolin e vëzhguesit në Apelin e GJKKO për të ndjekur nga afër seancën ku Veliaj kërkon lirimin, por avokati amerikan nuk është lejuar të jetë prezent. Një ditë më parë ai u shpreh per mediat se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel kanë kërkuar lirimin me kusht. Avokati Joshua Roberts eshte pjesë e studios ligjore amerikane Kasowitz Benson e Torres LLP.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat