21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Apeli i Posaçëm vendos sot për qëndrimin në qeli ose jo/Veliaj lë paraburgimin në Durrës dhe niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në seancën gjyqësore

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht qelinë e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës, për të marrë pjesë në seancën në Apelin e GJKKO, kur do të shqyrtohet ankimimi i tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ai do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në orën 10:00 ku gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimin e tij.

Në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat