Në komunikimin me qytetarët në rrjete sociale, kreu i opozitës Sali Berisha garantoi shqiptarët se do t’u kthejë pasuritë që kanë vjedhur rilindasit gjatë 12 vite qeverisje të Edi Ramës.
Pyetje: A do të sekuestrohen pas 11 majit pasuritë marramendësve të rilindësve që kanë vënë nga taksat e shqiptarëve?
Përgjigjet Berisha: “Nën tokë dhe mbi tokë, “off shore” dhe “on shore” kudo që të ndodhen. Do të ketë një audit të përgjithshëm dhe ato do t’u kthehen qytetarëve shqiptarë”
Do të nxjerrim Shqipërinë nga varfëria ekstreme’ tha Berisha gjatë komunikimit me qytetarët, ndërsa do të instalohet edhe kuadri ligjor për krijimin e klimës më miqësore për biznesin që ka ekzistuar ndonjëherë.
Teksa u përgjigjej ndjekësve në rrjetet sociale u shpreh se për studentët do përgjysmohen tarifat, Berisha tha se bursat e studentëve do të jenë 200 euro.