19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

I dukej vetja pilot avioni, drejtuesi i “Porche” merr përpara disa mjete të parkuara në hyrje të Vlorës (Foto)

Një aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Vlorës në afërsi të paraburgimit.

Një automjet është përmbysur në rrugë ndërsa ka goditur edhe disa mjete të parkuara anës rrugës.

Nga aksidenti ka dëme të konsiderueshme dëme materiale. Drejtuesi i automjetit të përmbysur ka marrë dëmtime dhe është shoqëruar në spital.

Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit dhe shpejtësia tej normave e makinës tip “Porche”, e cila ka goditur dhe pesë makina të tjera.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat