21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Vota e diasporës do prodhojë 23 mandate/KQZ: 246 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë do votojnë më 11 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri ditën e nesërme pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

Zyrtarisht janë 245, 975, shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që janë regjistruar për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. KQZ mesnatën e 4 marsit mbylli aplikimet online dhe sot përfundoi dhe procesimi i kërkesave të mbetura nga 294,155 që ishin bërë deri në mbarim të afatit. Nga vota e diasporës pritet të prodhohen 23 mandate, në parlamentin e ardhshëm.

Sipas të dhënave u është refuzuar kërkesa për 48,180 për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë.

Shifrat e kërkesave të diasporës për të votuar

  •  Zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim 294,155
  • Zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa 245,975
  • Zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa 48,180

Rregjistrimet e zgjedhësve nga jashtë vendit, tejkaluan pritshmëritë fillestare si të Komisionit Qendror të zgjedhjeve ashtu dhe të vetë partive politike. Numri më i madh i shqiptarëve të regjistruar është nga Italia me 91,223 , renditur më pas nga Greqia me 68,386 zgjedhës të regjistruar.

Zgjedhës të miratuar sipas shteteve

  • Itali 91,223  zgjedhës ose 37.1%
  • Greqi  68,386  zgjedhës ose 27.8%
  • Gjermani 25,499 zgjedhës ose  10.4%
  • Shtetet e Bashkuara te Amerikës 20,653 zgjedhës ose  8.4%
  • Mbretëria e Bashkuar 17,227 zgjedhës ose  7.0%
  • Franca 5,342 zgjedhës ose  2.2%

Sipas parashikimeve ligjore, vota e migrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë residencën në Shqipëri.  52,425 votues të regjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me 32,559 votuesë nga jashtë dhe Durrësi e Elbasani me 25 mijë të tillë

Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

Zgjedhës të miratuar sipas qarqeve

  • Tiranë    52,425 zgjedhës ose 21.3%
  • Fier        32,559 zgjedhës ose 13.2%
  • Elbasan    25,196 zgjedhës ose 10.2%
  • Durrës       25,034 zgjedhës ose 10.2%
  • Korçë       20,638 zgjedhës ose 8.4%
  • Vlorë        19,953 zgjedhës ose 8.1%
  • Shkodër      17,452 zgjedhës ose 7.1%
  • Berat       15,897 zgjedhës ose 6.5%
  • Lezhë      14,761 zgjedhës ose 6.0%
  • Dibër        9,603 zgjedhës ose 3.9%
  • Gjirokastër 8,487 zgjedhës ose 3.5%
  • Kukës        3,970 zgjedhës ose 1.6%

Shifrat e deritanishme të të rregjistruarve, dëshmojnë se vota e migrantëve mund të ketë një ndikim jo të pakët, veçanërisht në qarqet, ku mandati i fundit mes palëve, është ndarë në të kaluarën, me një diferencë të ngushtë votash. Një fenomen i parë kryesisht në disa qarqe të vogla, por dhe në ato me shumë deputetë, si në rastin e Fierit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat