Pas caktimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën dhe orën e seancës ku do të shqyrtohet ankimimi i Erion Veliajt dhe biznesmenëve Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, të cilët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.
Seanca do të mbahet më 11 Mars, në orën 10:00, të akuzuarit kërkojnë masë më të lehtë sigurie, ku Erion Veliaj dhe Elman Abule iu është caktuar nga GJKKO “Arrest me burg”, ndërsa Shkëlqim Fusha, Gentian Sulë dhe Meriman Palushit “detyrim paraqitje”.
Sipas shortit të hedhur një ditë më parë, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili ashpërsoi masën e sigurisë për kreun e PD Sali Berisha. Gjyqtari Pëllumbi, njihet nga opinioni publik për dënimin me burg për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.
Kujtojmë se me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka caktuar ndaj Veliaj masën e sigurisë arrest me burg.