21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Plas në paralmentin serb, deputetët perleshen me njëri-tjetrin, hidhe tymuese (Video)

Deputetët ndërprenë seancën duke hedhur shkopinj, vezë e tymuese.

Aty nuk munguan as grushtet si dhe hedhjet me shishe mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.

Në rend dite ishte planifikuar të shqyrtohen 62 pika, në mesin e të cilave edhe ligji për arsimin e lartë.

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabić konfirmoi se tre deputete janë plagosur dhe njëra prej tyre ndodhet në rrezik për jetën në spital, pas kaosit që shpërtheu në Kuvend.

Brnabić tha se tre deputetet e plagosura janë Jasmina Obradović, Jasmina Karanac dhe Sonja Ilić, e cila është tetë muaj shtatzënë.

Obradović (63), ekonomiste e diplomuar, ka qenë deputete që nga viti 2012. Ajo ka pësuar një goditje në kokë nga bomba që u hodh nga partia “Djilas” sot dhe aktualisht është në gjendje të rëndë, duke luftuar për jetën e saj.

Deputetja Jasmina Karanac u plagos kur u godit në kokë nga një granatë. Ajo u spërkat me sprej dhe u godit në kokë me një shishe, teksa pësoi dëmtime të rënda fizike.

Deputetja e tretë – Sonja Ilić, e cila është tetë muaj shtatzënë, u sëmur dhe u transferua në një institucion shëndetësor ku po luftojnë për të dhe për foshnjën e saj.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat