18.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026

KQZ mbyll regjistrimet, 53 parti në garë për 11 majin (Lista e plotë e partive)

KQZ mbylli sot regjistrimet e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i KQZ, regjistroi partitë e fundit, duke e cuar numrin total të partive që kërkojnë të jenë pjesë për parlamentin e ri, në 53.

Të fundit u regjistruan grekët e partisë MEGA, të cilët kaluan një përçarje të brendshme për kryetarin e partisë.

Për herë të parë pas vitit 2013, Lulzim Basha nuk do kandidojë si kryetar, për 11 majin, pasi partia që aderon Koalicioni Euroatlantik, u regjistrua me kryetar Endri Hasën.

Deri sot në mesnatë, partitë kanë të drejtë që t’i paraqesin KQZ-së kërkesë për tu grupuar në koalicione, por deri më tani, asnjë e tillë nuk është depozituar në këtë institucion.

Lista e 53 partive të regjistruara Në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit:

  • -Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
  • -Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi
  • -“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me Kryetar Rivelino Çuno
  • -“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
  • -“Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
  • -Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
  • – Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”, me kryetar Selami Jenishehri
  • -Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
  • -Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
  • -Partia “Djathtas 1912”, me kryetar Rezart Kthupi
  • -“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
  • -“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
  • -“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
  • -Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
  • -Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
  • -“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
  • -Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
  • -“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
  • -“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
  • -“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
  • -“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
  • -“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
  • -“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
  • -“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
  • -“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
  • -“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
  • -“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule 
  • -Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
  • -Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
  • -Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
  • -Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
  • -“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
  • -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
  • -“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
  • -“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
  • -“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
  • -“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
  • -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
  • -Partia “Drejtësi  Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
  • -“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
  • -“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
  • -“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
  • -Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
  • -Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
  • -Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
  • -Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
  • -Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
  • -Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
  • -Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda
  • -“Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”, me kryetar Gëzim Alibali
  • -Partia “Aleanca Europiane Ekologjike”, me kryetar Sazan Guri
  • -Partia Koalicioni Euroatlantik, me kryetar Endri Hasa
  • -Partia MEGA, me kryetar Kristo Kiço

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat