Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit gjatë ditës së sotme në SPAK, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Pas daljes nga SPAK ku firmosi prezencën e tij, Berisha bëri publik edhe shënimin që ka lënë në letrën e paraqitjes.
“Prokuroria politike e Edi Ramës, kukullës së George Soros me në krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij narkodikaturës, është paterica e pushtetit të tij që merr fund me turp me 11 Maj 2025” ka shkruar Berisha në shënimin e tij.

“Me datën 17.11.2020, Target e njoftoi pinin AM5P80 se Bujari takoi Taon dje dhe ai konfirmoi se Nefi, kundërshtari i bandës do shkojë në SPAK 100 përqind siguri. Pra, thirrjet në SPAK vendosen nga Tao dhe Edi Rama, se Tao nuk i bën pa Edi Ramën këto dhe pastaj dërgohen në Skap për t’i ekzekutuar. Me datën 23.11.2020, Target njofton pinin AM5P80 se të gjithë e kanë ‘bllokuar’ Taon në mënyrë që të kuptojë nëse nuk ua rregullon këtë, nuk i ka në krah. Pra, Taos banda i bën bllokadë të plotë, ose qëndroji fjalës, ose me ne do kesh punë. Me datën 24, një ditë më vonë, Target informon të njëjtin pin se sot ata informuan Taon, ose ti bëje këtë për ne, ose nuk do lejojmë në anën tuaj zgjedhje. E kuptoni ku vendoset fati i zgjedhjeve dhe i votave? Vendoset në bodrumet, vendoset në shpellat e klaneve më mafioze të Edi Ramës”.

