18.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026

Rama në Panairin e Turizmit në Berlin: Jemi vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik! Shqipëria më e larmishme se Zvicra

Në konferencën e turizmit në Berlin, Rama u ndal te bukuritë natyrore që ofron Shqipëria. Rama tha se Shqipëria është një vend edhe më i larmishëm se Zvicra. Duke theksuar se Shqipëria është vendi që ka pasur rritjen më të madhe si destinacion turistik në botë, kryeministri tha se ka pasur edhe rritje të turistëve gjermanë që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë. Ndalur në shifra, kreu i qeverisë kujtoi në konferencë 11 mln vizitorët e huaj që erdhën në Shqipëri në vitin që lamë pas. “11 mln vizitorë që kanë kaluar më aeroport, duke kaluar Beogradin. Për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në Kartën e Organizatës Botërore e të Turizmit, bashkë me Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacioni me rritjen më të shpejtë” tha Rama. 

“Jam tejet i bindur që ashtu siç po ndodh sot, do rritet edhe më shumë, me më shumë gjermanë, zviceranë, izraelitë, me shumë turistë të Europës veriore që do vijën tek ne për bukuritë e maleve, për bukurinë e aventurave të tjera si rafting në lumenj etj. Shqipëria ka për këdo një vend, është shumë i vogël. Por ndryshe nga Zvicra është më i larmishëm. Kemi atë që ka Zvicra, por mendoni që në Zvicër të kishit atë që ka Mesdheu. Ne do jemi të pakrahasueshëm, herët më shumë se sa vonë, sepse kemi Zvicrën, kemi Mesdheun kemi gjithçka çfarë do një qeni njerëzore dhe e kemi në një distancë shumë të shkurtër. 28 km, 2 dete, 9 lumenj, shumë male, liqene dhe po kështu si qershia mbi tortë kemi shqiptarët që janë miq. Dhe nuk jemi të mërzitshëm si zviceranët”, tha Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat