21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Mbi 200 mijë shqiptarë nga diaspora, janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, afati mbaron më 4 mars! (Shifrat për çdo qark)

Mbi 200 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit. Kur duhen edhe 72 orë nga mbyllja e procesit të regjistrimit duket se nuk është larg objektivit që kishte KQZ për 250 mijë emigrantë të regjistruar deri më 4 mars që është afati i fundit.

Deri më tani kanë aplikuar afro 247 mijë emigrantë, ndërsa janë miratuar mbi 200 mijë kërkesa për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve. Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë refuzuar afro 41 mijë kërkesa për shkak të gabimeve me adresat.

Më shumë regjistrime ka pasur nga Italia, Greqia Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thirrja e partive politike por edhe e KQZ është që emigrantët të aplikojnë pasi kanë mbetur vetëm 5 ditë afat për t’u regjistruar.

Tabela me regjistrime sipas qarqeve

  • Tiranë    mbi 61 mijë të regjistruar ose 19.9%
  • Fier        mbi 41 mijë të regjistruar ose 13.5%
  • Elbasan mbi 33 mijë të regjistruar ose 10.3%
  • Durrës   mbi 32 mijë të regjistruar ose 10.0%
  • Korçë    mbi 26 mijë  të regjistruar ose 8.6%
  • Vlorë     mbi 23 mijë të regjistruar  ose 7.7 %
  • Berat    mbi 21 mijë të regjistruar  ose 6.8%
  • Shkodër mbi 21 mijë të regjistruar ose 6.8%
  • Lezhë   mbi 18 mijë të regjistruar ose 5.9%
  • Dibër   mbi 13 mijë të regjistruar ose 4.2%
  • Gjirokastër mbi 10 mijë të regjistruar ose 3.2%
  • Kukës  mbi 4 mijë të regjistruar ose 1.5%

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat