14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Ceo i ‘Acromax’ Aldor Nini, i propozon SPAK-ut që të ngrejë qendër për monitorimin e rrjeteve sociale gjatë periudhës zgjedhore

Aldor Nini Ceo i ‘Acromax’ u paraqit në SPAK këtë të premte për të propozuar krijimin e një qendre për monitorimin e rrjeteve sociale gjatë zgjedhjeve.

Në një prononcim për gazetarët jashtë dyerve të SPAK, ai tha se portalet anonime përhapin informacione të rreme. Sipas tij, “po hidhen miliona euro që të ndikohet vota e qytetarëve”.

“Sot u paraqita në SPAK për të dorëzuar një propozim me masat që SPAK duhet të ndërmarrë lidhur me krimet për zgjedhjet. Lufta për votat nuk është tashmë vetëm në terren siç edhe SPAK ka ngritur grupin e posaçëm për ti hetuar, por është në rrjetet sociale. Ndoshta dhe SPAK vetë dhe shumë etnitete të tjera nuk e dinë se çfarë po ndodh.Mediat tona zyrtare po sulmohen ditë më ditë pa filluar zgjedhjet, entitete anonime që t’i ndalojnë, që të mos informojnë publikun lidhur me informacionet që duhen përzgjedhje. Kemi media anonime që përhapin lajme false në mënyre të paligjshme dhe platformat në këto raste nuk bëjnë asgjë. Kemi kandidatë që po kandidojnë për votat e populli tonë që u mbyllen profilet e Instagrami, Facebook dhe gjithë platformave të tjera me sulme që iniciohen nga kundërshtaret e tyre ose grupe interesash të ndryshëm”, tha Nini.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat