19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit dënohet nga GJKKO me 1.6 vite burg, por i konvertohet në shërbim prove (Ndalohet të merret me politikë për 5 vite)

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri, i cili akuzohet se ka lejuar vijimin e punimeve të një pallati, duke mos respektuar vendimin e gjykatës, e cila i kishte pezulluar ato.

Eduart Kapri është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim dhe është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i është ulur në 1 vit burgim.

Gjithsesi, Kapri nuk do të përfundojë në qeli , pasi GJKKO ka vendosur që dënimin me burg t’ia konvertojë në shërbim prove për një afat prej 2 vitesh, gjatë së cilës ai duhet të mos kryejë vepër tjetër penale dhe që të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale.

Ndërkohë, juristi i Bashkisë së Pogradecit Besjan Meço dhe Besmira Niko, me detyrë specialistë në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit janë dënuar me nga 1 vit burgim secili për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim.

Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi ju është ulur në 8 muaj burgim, gjithsesi, edhe dy shtetasve të mësipërm u është konvertuar dënimi në shërbim prove për një afat prej 1 vit e 4 muajsh.

Gjitashtu, për Eduart Kaprin, Besjan Meçon dhe Besmira Nikon janë dhënë dhe dënimet plotësuese për heqjen e të drejtës për një periudhë 5-vjeçare për të ushtruar funskione publike. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Ardit Mustafaj.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat