Sot në qendër të Tiranës ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një shtetase e huaj është gjetur e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira.
Në banesën e marrë qira për 10 ditë banesën së bashku me një burrë, dyshohet sa ka ndodhur një krim pasioni.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
“Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” thuhet në njoftimin e policisë.