13.9 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha: Socialistëve po i vjen fundi nga Edi Rama, laptopi i Agaçit ndodhet në Prokurori (Berisha-Gjiknuri replika për McGonigal)

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe njerëzit e tij të ngushtë për vjedhje dhe abuzime, duke përmendur dy arsye kryesore që sipas tij do të çojnë në fundin e qeverisë aktuale.

Berisha e akuzoi Ramën për fshehjen e veprimeve të dyshimta, ndërsa e quajti Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, një person të përfshirë në dhurimin e tokave.

Sipas Berishës, Rama po përpiqet të fshihet pas një gënjeshtre, duke pretenduar se Agaçi është në spital, ndërkohë që laptopi i tij që përmban prova për vjedhjet që janë kryer, ndodhet në prokurori.

“Po ju vjen fundi nga njeriu i cili nuk guxon të vijë më në parlament, pse nuk vjen ai këtu? Dy arsye madhore janë! Së pari, ku është sekretari juaj i përgjithshëm i kryeministrisë? Ku është Agaçio? Ku e keni? A keni përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë kur sekretari i përgjithshëm ia mbath dhe i mashtroni, thoni “është në spital”. Kur thashë u arratis, përhapët thashethemin “është në intubim”. Të gjithë këtë rrugë do ndiqni? Arratinë do ndiqni?

E dyta, laptopi i tij është në prokurori, ta dini mirë. Laptopi është në prokurori. Laptopi ka të gjitha vjedhjet e tmerrshme. Problemi i dytë është dosja McGonigal. Ajo po shpërthen. Damian e di që ke thënë se të ka urdhëruar Edi Rama, por ka një ligj që thotë “urdhra të paligjshëm mos zbato”. Dosja McGonigal! A e kuptoni që keni në krye një njeri i cili korruptoi shefin e kundërinteligjencës së SHBA-së dhe atë që bëri gjahun e shtrigave ndaj Donald Trump. Ajo dosje nuk mbyllet. Damian, shko ku të duash, dëshmitar do thirresh për Edi Ramën”, tha Berisha.

Në replikë deputeti i PS Damian Gjiknuri tha se: “Sali me ty nuk ia vlen, debate të vjetra gjithmonë për këto çështje, Sa herë del ndonjë akuzë del diçka e lidhur me ty. Ta kam thënë aty kur bënin bashkë humor, të  kujtohet James Traficant, Po me the, ma futën Damian ke të drejtë” Kështu që kompleksi i James Traficant mos ma transfero mua, unë nuk kam problem fare, dëshmoj kurdo, kam dëshmuar, por e vërteta qëndron në tjetër vend. Ti mbase je i shqetësuar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd këtë nuk di ta them dhe nuk ia vlen të përdoresh këtë tribunë për të sajuar akuza të tilla se thashë kompleksi i James Traficant do të përsëritet për herë të dytë, mos mbaj shpresa tek gjëra që nuk ke siguri”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat