21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Vatikani njofton se gjendja shëndetësore e Papës vazhdon të jetë kritike

Vatikani njoftoi se Papa Françesku, që po përballet me pneumoni të dyfishtë, vazhdon të jetë në gjendje kritike për të katërtën ditë me radhë. Referuar njoftimit të Vatikanit gjendja e Papës është stabile dhe nuk ka pasur kriza të tjera të frymëmarrjes.

“Kushtet klinike të Atit të Shenjtë vazhdojnë të jenë kritike, por stabile”, u tha në njoftimin e fundit të lëshuar nga Vatikani.

Vatikani po ashtu njoftoi se Françesku është takuar me numrin dy të Kishës, kardinalin Pietro Parolin dhe zëvendësin e Parolinit të hënën.

Në njoftim u tha se ata diskutuan për punë të lëna pezull sa i përket çështjeve që lidhen me shenjtërimin. Vatikani tha po ashtu se disa emërtime të reja kërkojnë miratimin e Papës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat